Fjalë Kyçe

UEFA na kujton edhe një herë ‘magjinë’ e Rashicës

UEFA na kujton edhe një herë ‘magjinë’ e Rashicës

UEFA vazhdon t’iu ‘servojë’ ndjekësve të saj në rrjetet sociale golin e bukur të Milot Rashicës të shënuar kundër Ishujve Faroe.

Ylli i Werder Bremen, kishte arritur të shënonte një gol jashtëzakonisht të bukur në barazimin 1:1 të Kosovës me Ishujt Faroe në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Goli i Rashicës është cilësuar si ndër më të bukurit në këtë garë të re të UEFA-s, madje faqja zyrtare e tyre jo pak herë e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë UEFA e ka bërë edhe sot, pak orë para ndeshjes gjysmëfinale mes Werder Bremen dhe Bayern Munich.

Lojtari i njohur si ‘raketa’, është shpresa e madhe e tifozëve të Werderit për të mposhtur Bayernin, dhe për të kaluar në finale të Kupës së Gjermanisë.

Se a do të shohim gol të njëjtë nga Rashica kundër Bayernit, mbetet të shihet.