Lajme të mira për Juventusin vijnë nga Sportmediaset për sa i perket zërave lidhur me skualifikimin e Ronaldos, shkruan Gazeta alo.
Portugezi pritet të ndëshkohet vetëm me gjobë, e cila mund të jetë 20 mijë euro aq sa u denua edhe Simeone.
Në dosjen e hetimit të hapur nga UEFA citohet neni 11, pika B e D të rregullores disiplinore.
Në këto pika flitet për thyerje të rregulave bazë të sjelljes.
Nuk përmendet neni 15 që denon provokimet ndaj spektatoreve, e cila përfshin skualfikimin të menjehërshëm. /Gazeta Alo.