Flamuri i Kosovës është i vetmi nga flamujt që mungon në Kupën e UEFA-s.
Gjatë ditës së sotme është raportuar se flamuri i Kosovës do të vendoset në muajin e ardhshëm.
Tre vite pas pranimit në UEFA e FIFA, flamuri i Kosovës vazhdon të mungojë në kupë, por që pritjes si duket i ka ardhur fundi.
Kujtojmë që ky njëherit është trofeu i dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, pas Ligës së Kampionëve.
Klubet kosovare tani e dy vite janë pjesë e këtij kompeticioni. Prishtina në dy vite dhe Drita pas eleminimit në kualifikueset e Champions, kanë shijuar emocionet e kësaj gare.