Fjalë Kyçe

Ujësjellësi i çon te përmbaruesi edhe 1 mijë konsumatorë

Ujësjellësi i çon te përmbaruesi edhe 1 mijë konsumatorë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” po vazhdon që konsumatorët borxhlinj t’i dërgojë te përmbaruesit privatë.

2 mijë lëndë kjo kompani i kishte dërguar muaj më parë te përmbaruesit për t’i zgjidhur, ndërsa këtë muaj i ka dërguar edhe 1 mijë lëndë të tjera, raporton KTV.

Lëndët e tjera që po përgatiten të dërgohen te përmbaruesit janë të konsumatorëve që kanë borxhe në vlerë mbi 300 euro.

Po ashtu, pjesë e tyre janë edhe përfitues nga falja e borxheve, pasi të njëjtit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Sipas Mjekut, për ata konsumatorë që kanë borxhe nën këtë shumë, ekipet e terrenit do t’i shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Në Odën e Përmbaruesve Privatë tregojnë për kohën sa zgjat shqyrtimi i një lënde, derisa nuk kanë shifra se sa lëndë nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, kanë përfunduar”, ka thënë Arben Gashi, kryetar i Odës së Përmbaruesve Privatë.

Derisa 40 milionë euro është borxhi i përgjithshëm që kanë konsumatorët ndaj Ujësjellësit “Prishtina” për shërbime të ujit dhe kanalizimit, Mjeku i fton konsumatorët që t’i kryejnë obligimet, në mënyrë që të shpëtojnë nga përmbaruesit dhe shkyçja.