Behram Zogjani s’furnizohet nga Ujësjellësi, por faturohet nga ai 900 euro. Lënda e borxhit ka përfunduar në përmbarim, raporton T7
Furnizohet me ujë të pusit që nga paslufta. Me këtë ujë, Behram Zogjani nga fshati Grabovc i Ulët i Fushë Kosovës i kryen shërbimet ditore.
Megjithatë, ai ka një borxh prej 900 eurove në Ujësjellës.
Ani pse nuk i shfrytëzon shërbimet e kësaj kompanie, tetëdhjetë vjeçarit i janë mbledhur faturat e ujit.