Ukraina ka marrë 631 pikë për t’u shpallur fituese e edicionit të 66-të të Eurovisionit, që u mbajt në Torino të Italisë të shtunën. Performanca e Kalush Orchestra me këngën “Stefania” u vlerësua si më e mira nga juritë e 39 shteteve pjesëmarrëse evropiane, plus Australisë, së bashku me votat e publikut.
Për Ukrainën, kjo ishte hera e tretë që fiton Eurovisionin. Të parin e kishte fituar më 2004, kurse të dytin më 2016.
Britania e Madhe u rendit e dyta me 466 pikë, Spanja e treta me 459 pikë, Suedia e katërta me 438 pikë, Serbia e pesta me 312 sosh.
Shqipëria, që u eliminua në natën e parë gjysmëfinale, 12 pikë ia dha Italisë.