Agjencia amerikane hapësinore NASA ka publikuar disa imazhe mahnitëse të dërguara nga sonda e saj nga Marsi.
Në to shihet roboti duke zbritur mbi sipërfaqen e mistershme të planetit. Foto u bë nga raketa që lëshoi mjetin në sipërfaqe.
Perseverance ka akumuluar tashmë një masë të madhe të dhënash në sistemet e memories së saj, të cilat gradualisht po i shkarkon drejt tojkës.
Mes fotove është dhe një pamje nga sateliti ku sonda kërkuese është në fazën e zbritjes së saj.
Nasa premton se do të publikojë foto të tjera në ditët në vijim.
Mes dërgesave do të përfshihen dhe filmime të shkurtra, madje edhe me tinguj, të uljes historike.
Sonda Perseverance është ulur në kraterin thuajse ekuatorial të quajtur Jezero, ku do të kërkojë sheja të jetës mikrobiale.
Inxhinierët raportojnë se Perseverance deri tani nuk ka shfaqur asjë problem teknik, teksa ata po aktivizojnë gradualisht të gjitha sistemet e saj.
Mjetet kompjuterike të sondës duhe të vlerësohen për t’u siguruar që asgjë të mos jetë dëmtuar gjatë uljes së të enjtes, nga atmosfera marsiane në sipërfaqen e planetit.
Ata thonë se pamjet më të pastra do të vijnë javën që vjen, kur Perseverance të ngrejë antenën e saj të navigimit dhe të nisë aktivizimin e kamerave shkencore.
Një nga detyrat kryesore do të jetë analizimi i panoramave për të kuptuar detajet e rrethinave të sondës.
Teknologjia e avancuar për uljen e Perseverance e lëshoi atë në pikën e saktë të kërkuar, rreth 2km në juglindje të asaj që mbetet nga një gjurmë e lashtë delte lumi, ku do të analozojë përmbërien e shkëmbinjve.