Fjalë Kyçe

“Unë i besoj Martin B€ri$hajt”, PDK me aksion në Kuvend

“Unë i besoj Martin B€ri$hajt”, PDK me aksion në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur në vendin ku ulet Kryeministri Albin Kurti një pankartë, ku shihet ai me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në pankartë shkruhet “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar shkarkimin e Berishajt. Por, kreu i PDK-së ka thënë se tashmë nuk mjafton vetëm shkarkimi i tij dhe i njëjti duhet të sillet para drejtësisë.

“Tashmë është vonë dhe shkarkimi i ambasadorit Berishaj më nuk mjafton, duket të bëhen hetime serioze. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo që është në këtë piramidë”, është shprehur Krasniqi.