Fjalë Kyçe

Universiteti i Prishtinës i kthehet punës

Universiteti i Prishtinës i kthehet punës

Studentët kanë nisur mbajtjen e provimeve në Universitetet publike, pas grevës 1 javore të tyre.

Nga data 4 e deri më 28 shkurt, janë paraparë që të mbahen provimet në të gjithë Universitetin e Prishtinës.

Për shkak të grevës, menaxhmentit të UP-së i është dashur që të shtyjë deri më 25 shkurt fillimin e semestrit pranveror, raporton KTV.

E nga kjo grevë, më së shumti e kanë pësuar studentët, të cilët edhe shpresojnë që me rritjen e koeficientit për paga, të rritet edhe cilësia në arsim.

Por, ankesa për grevën kanë pasur edhe profesorët, të cilëve u është dashur që t’i riorganizojnë provimet.

Universitetet publike të Kosovës nuk i janë përgjigjur nga fillimi kërkesës së SBASHK-ut për grevë.