Uragani Laura ka goditur shtetin amerikan të Luizianës, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milion shtëpi.
Është një nga më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë Bregun e Gjirit të SHBA-së.
Rritja e stuhisë Laura nuk ka arritur nivelin e frikshëm, por ende konsiderohet kërcënuese për jetë dhe mund të përhapet në 65 km në tokë.
Gjysmë milion banorë u ishte thënë që të iknin nga disa pjesë të Teksasit dhe Luizianës.
Guvernatori i Luizianës John Bel Edwards konfirmoi vdekjen e parë duke thënë se mund të mos jetë e fundit dhe u lut që të mos ketë më shumë.
Më vonë CNN raportoi se ishin dy të vdekur nga stuhia.
Po ashtu, uragani shkaktoi edhe një një zjarr të madh kimik që krijoi një re të rrezikshme mbi liqenin Charles, Luiziana, disa orë pasi hovi i uraganit Laura kaloi direkt mbi qytet.