Fjalë Kyçe

Uran Ismaili premton kthimin e lumit të Prishtinës

Uran Ismaili premton kthimin e lumit të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe po ndreqë diçka në secilën prej tyre.

Pas Kodrës së Trimave, tani ai është ndalur për me bujtë në Tophane, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Tophane, bashkë me banorët e lagjes kanë “rikthyer lumin” e Prishtevkës, që ka kaluar andej.

Seria e videove të Uran Ismailit prej bujtjeve të ndryshme nëpër lagje të Prishtinës ka bërë bujë të madhe dhe është pritur me interesim të madh.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=249373583417492