Fjalë Kyçe

Urdhërarrest për pesë serbët policë të cilët dyshohen për kontrbandë me mallra

Urdhërarrest për pesë serbët policë të cilët dyshohen për kontrbandë me mallra

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj katër ish-zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës: Rade Radosavljeviç, Dragan Radojeviç, Milan Jovanoviç dhe Dejan Vukashinoviç, pasi dyshohen për kontrabandë me mallra.

Më 2 gusht, Gjykata lëshoi urdhërarrest ndaj katër ish-zyrtarëve serbë të Policisë së Kosovës, raporton insajderi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2011 dhe në vazhdim, në atë mënyrë që të pandehurit Rade Radosavljeviç, Dragan Radojeviç, Milan Jovanoviç, dhe të tjerë, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke kontrabanduar mallra të ndryshme, ndëpërmjet rrugëve ilegale nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, për të cilin pranë Prokurorisë janë duke u zhvillu hetimet në drejtim të disa veprave penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Policia e Kosovës kishte zhvilluar aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit më 28 maj të këtij viti, por nuk kishte arritur t’i arrestonte katër zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë aksion, një pjesëtar i Policisë ishte plagosur lehtë me armë zjarri.

Që nga fillimi i këtij aksioni, në pjesën veriore ishin aktivizuar alarmet, të cilët njëjtë aktivizohen sa herë që organet e rendit ndërmarrin aksione në përmbushjen e obligimeve ligjore.