Fjalë Kyçe

Urimet e liderëve përmes fotografive me familje, kjo është fotografia që theu rekord

Urimet e liderëve përmes fotografive me familje, kjo është fotografia që theu rekord

Liderët kosovarë kanë zgjedhur që ndërrimin e moteve ta urojnë përmes fotografive me familje. Një prej këtyre fotografive ka thyer rekord, duke marrë mbi 93 mijë pëlqime.

Të gjithë politikanët e vendit kanë uruar Vitin e Ri përmes fotografive familjare. I pari që e postoi një të tillë bashkë me urim, ishte kryeministri Albin Kurti.

Si rrallëherë, ai publikoi një fotografi bashkë me gruan, vajzën dhe prindërit e tij. Me këtë foto, ai ka marrë rreth 93 mijë pëlqime.

“Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, ishte përshkrimi që Kurti ia vendosi kësaj fotografie.

Një foto të tillë familjare e publikoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë fotografi, ajo ka marr rreth 10 mijë pëlqime.

“Të jemi falenderues për familjet tona sot e çdo ditë, për dashurinë e përkrahjen e pakusht që na dhurojnë në çdo rrugëtim tonin! Gëzuar 2022 e urimet më të mira nga familja jonë. Shëndet, dashuri e shumë momente të lumtura për secilin prej jush. 🥂 🎉”, ka shkruar Osmani sipër kësaj fotografie.

Edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, uroi qytetarët bashkë me një foto me familje.

“Nga shtëpia jonë tek e juaja, Gëzuar 2022”, shkroi Abdixhiku. Ai mori rreth 9 mijë pëlqime në këtë fotografi.