Fjalë Kyçe

Urimi i Bashës për Kurtin: Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë

Urimi i Bashës për Kurtin: Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit.

Basha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen. Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”, thuhet në urimin e Bashës.

Basha është kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.