Fjalë Kyçe

Urimi i veçantë për ditëlindje Shkurte Fejzës i erdhi nga një person shumë i dashur

Urimi i veçantë për ditëlindje Shkurte Fejzës i erdhi nga një person shumë i dashur

Bilbili i këngës shqipe Shkurte Fejza dje festoi ditëlindjen e 58, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë rast këngëtarja mori urime nga personalitete e figura të njohura për publikun, por edhe nga adhuruesit e saj të shumtë.

Kjo ditë për të ishte një festë e shumfishtë, ku përveç shëndetit të mirë për këto vite ajo gëzon një sukses të jashtëzakonshëm në karrierë, respekt dhe mirënjohje të veçantë nga publiku dhe një dashuri e pa zëvendësueshme nga familja.

Mes urimeve e përgëzimeve mbase më i veçanti ishte ai i motrës së saj poete Dritës. Drita publikoi një fotografi në facebook me Shkurten duke i thurur fjalët më të mira:

“Paç Shëndetin dhe Familjen Moterzo, Gezofsh Festofsh e Perqafofsh Shekullin”, shkroi ajo për ditëlindjen e motrës.

Ndryshe, Drita Fejza ka të botuar disa libra me poezi. Ajo, nuk është shumë mediatike, por librat dhe poezitë e saj janë mjaftë të pëlqyer nga dashamirët e poezisë.