Edhe për njerëzit më të qetë, të dëgjuarit e zhurmës së ngrënies me gojë hapur apo zhurmës me stilolaps, nxit reagim.
Por, duket se urrejtja ndaj tingujve të tillë është në të vërtetë një gjendje psikologjike të quajtur misofoni, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët kanë konkluduar se njerëzit që nervozohen nga këto lloj zhurmash, sikundër është ngrënia me gojë hapur apo frymëmarrja e thellë e vazhdueshme, kanë tru me forcë ndryshe.
Hulumtuesit në Universiteti e Njukastëll skanuan trurin e 42 personave në Britani të Madhe – 20 prej tyre vuanin nga misofinia dhe 22 tjerë pa ndonjë histori të mëparshme mjekësore.
Pjesëmarrësve iu bë imazhieria e rezonancës magnetike, duke iu luajtur zhurma të pakëndshme në të njëjtën kohë, siç janë ulërimat dhe rëniet e shiut.
Nxitjet erdhën në një gamë të gjërë zhurmash, duke përfshirë përtypjen, ulëritjet dhe tingullin e shiut.
Shembuj të reagimeve përfshinin zemërimin, shtimin e rrahjeve të zemrës dhe djersitjen.
Gjetjet u botuan në revistën ‘Current Biology’ vitin e kaluar.