Fjalë Kyçe

Ursula von der Leyen sot qëndron në Serbi

Ursula von der Leyen sot qëndron në Serbi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë sot në Serbi, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Bëhet e ditur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me të në aeroportin e Nishit, e më pas së bashku do të vizitojnë punimet për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit Serbi-Bullgari.

Pas turneut të punimeve është planifikuar që ata të dalin para gazetarëve.

Vuçiq dhe von der Leyen do të takohen sonte në Beograd.

Presidentja e Komisionit Evropian vizitoi Maqedoninë e Veriut të mërkurën dhe më pas qëndroi në Prishtinë dhe Tiranë. Pas Beogradit ajo do të shkojë në Sarajevë, ndërsa vizitën në rajon do ta përfundojë nesër në Podgoricë.