Ushqimi për ta është më i rëndësishëm se çfardo tjetër, ato ju nënshtrohen dietave të ndryshme por ka disa ng ushqimet që nuk mund të heqin dorë.
Peshku Peshku është njëri ndër ushqimet më të preferuara kur është puna për humbje të peshës, andaj edhe është njëri prej ushqimeve që konsumohet më së tepërmi nga yjet. Yjet si Jennifer Aniston, Cameron Diaz e Miranda Kerr, e kanë kuptuar rëndësinë e acideve yndyrore, omega 3, që gjenden në peshk, andaj edhe konsumojnë sasi të madhe të mishit të peshkut.
Perimet Perimet duhet të konsumohen nga të gjithë dhe ju lirisht mund të vëni bast me paratë e fundit që të gjitha femrat e Hollivudit ushqehen me perime. Sallatat dhe perimet janë ushqimet më të preferuara të yjeve, andaj, nëse dëshironi të ushqeheni si yll Hollivudi, mos kërkoni më shumë se kaq!
Vezet Vezët janë të pasura me proteina dhe kanë ndikim të madh në djegien e yndyrës dhe në zhvillimin e trurit. Gwyneth Paltrow, Ashley Tisdale, Kelly Osbourne dhe Molly Sims kanë thënë që nuk mund ta paramendojnë mëngjesin pa vezë, andaj pse mos të përfitoni edhe ju.
Pemet Pemët janë ushqime të shëndetshme dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Mundohuni të konsumoni fruta herët gjatë ditës në mënyrë që të përfitoni nga sheqeri natyral që gjendet në to për të pasur energji të mjaftueshme për punët ditore.
Kafeja Herën tjetër kur e pini kafenë e mëngjesit kujtohuni që edhe shumë yje janë duke bërë të njëjtën gjë! Shumica e yjeve përfitojnë nga kafeja, duke pirë të paktën një filxhan në ditë. Kafeja, sidomos në mëngjes, ju ndihmon të këndelleni më shpejt.