Fjalë Kyçe

Ushtarët e Ukrainës falënderojnë Kosovën për kontingjentin e ndihmave

Ushtarët e Ukrainës falënderojnë Kosovën për kontingjentin e ndihmave

Shtete të ndryshme të botës janë solidarizuar me Ukrainën për shkak të agresionit rus në këtë vend.

Derisa shtete e fuqishme botërore kanë dërguar armë dhe para, edhe Kosova vazhdimisht ka qenë në mbështetje të Ukrainës në mënyrë të ndryshme.

Deri më tani Kosova u ishte bashkangjitur shteteve demokratike me sanksione të ndryshme kundër Rusisë.

Por së fundmi nga ndihmat materiale nga Kosova kanë arritur në Ukrainë.

Aktivistë të nismës “Youth Community Project -Prishtina”, kishte dërguar ndihma në spitalin ushtarak të Zaporizhzhia, ndërsa këta të fundit e kanë falënderuar publikisht Kosovën për këto ndihma.

Edhe pse Ukraina nuk e njeh ende Republikën e Kosovës, ushtarët ukrainas nuk e kanë pasur problem që ta falënderojnë Kosovën duke përdorur edhe flamurin e Kosovës.

“Faleminderit për përkrahjen nga populli i Kosovës! Ndihma juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne!”, thuhet në shkrimin e këtij spitali.