Formimi i Ushtrisë së Kosovës, dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare si partner i NATO-së, përveç që do të ketë ndikim në rritjen e sigurisë në Kosovë, do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik, njohjen e Kosovës, dhe liberalizimin e vizave.
Mali të Zi pas anëtarësimit në NATO, investimet e huaja i janë rritur nga 15-20%.
Këto komente për Gazetën Alo, i ka bërë Drejtori i East Bridge Academy, e cila pritet që të nënshkruajë kontratë me Qeverinë e Kosovës, për trajnimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në tabelën më poshtë gjeni buxhetin e vendeve të rajonit sa i përket shumës së buxhetit të ndarë për Ushtrinë:
Shteti | Buxheti në €, Viti 2019-2020 |
Shqipëria | 150.000.000 |
Maqedonia | 105.000.000 |
Kosova | 60.000.000 / 95.000.000* |
Serbia | 620.000.000 (përfsh. Policinë)** |
*Më herët buxheti për vitin 2018 ishte 60.000.000 €. Nëse buxheti për vitin 2019 do të kalojë, ai do të jetë 95.000.000 €
**33.000 ushtarë të trajnuar dhe edukuar të gatshëm.
Pra, Kosova nuk është kërcënim për askënd thotë Skovbo nga EBA.
“Absolutisht, kushdo që thotë se Kosova është një kërcënim për paqen, nuk e di se për çka po flasin. FSK-ja është një organizatë me një buxhet të vogël krahasuar me të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë Skovbo.
Sipas Skovbos, Kosova do të jetë një partner në paqe përkrah shteteve fqinje, dhe shpejtë do të jetë partner i NATO-së ku do të ketë edhe përfitime ekonomike.
“Kosova do të jetë një partner në paqe përkrah shteteve fqinje, për të krijuar më shumë stabilitet. Pas trajnimeve adekuate, Kosova shpejtë do të jetë një partner i NATO-së. Kjo është një çështje e rëndësishme për çështje të sigurisë, por edhe për ato ekonomike, pasi e kemi parë në Mal të Zi, pas anëtarësimit në NATO, investimet e jashtme janë rritur nga 15-20% dhe de-facto krijimin e vendeve të punës, dhe kjo nënkupton stabilitet”, ka thënë Skovbo.
Ushtria e Kosovës me arsimin e shkëlqyer ushtarak dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare, ka vazhduar Skovbo, Kosova do të shtyjë vendet e botës që ta njohin dhe të pranojnë lëvizjen pa viza dhe zhvillimin e vendit.
“Me arsimim e shkëlqyer ushtarak dhe pjesëmarrjet në operacionet ndërkombëtar nëpërmjet NATO-së, BE-së, dhe OKB-së, ajo do të shtyjë vendet në botë që ta njohin dhe të jenë pa asnjë dyshim për të lejuar udhëtimin e lirë dhe mbështetjen e zhvillimit të vendit”, ka vazhduar Skovbo.
EBA ka planet që të trajnojë FSK-në nga niveli i Brigadës deri tek Rreshterët, me një plan katërvjeçar që është i bazuar vetëm në standardet e NATO-së.
Kuvendi i Kosovës, pritet që nesër, ditë e premte, të votojë projektligjet që do të mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Ushtri. /Gazeta Alo/