Fjalë Kyçe

Ushtria e Kosovës sipas Komandant Çelikut do i sjell këto të mira rajonit

Ushtria e Kosovës sipas Komandant Çelikut do i sjell këto të mira rajonit

Ushtria e Kosovës do të ofrojë më shumë siguri e stabilitet në vend dhe rajon, ka thënë Fatmir Limaj, i njohur edhe si Komandant Çeliku, dhe që tani ushtron postin e zëvëndëskryeministrit të Kosovës, dhe njëherësh është i caktuar edhe për të udhëhequr grupin për dialog me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, dhe kordinator për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Limaj ka thënë nëpërmjet një shkrimi në facebook, se sot nisi një kapitull i rid he po konsolidohet shteti i Kosovës.

Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot ishim dëshmitarë të një dite të madhe për qytetarët e Kosovës.
Sot nisi një kapitull i ri dhe po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës.
Përpjekjet shekullore të brezave të ndryshëm u kurorëzuan me votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.
Ushtria e Kosovës do të ofrojë më shumë siguri e stabilitet në vend dhe rajon.
Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.
FL