Fjalë Kyçe

Ushtroi dhunë sistematikisht ndaj gruas dhe fëmijëve të tij në Lipjan, i dyshuari në kërkim policor

Ushtroi dhunë sistematikisht ndaj gruas dhe fëmijëve të tij në Lipjan, i dyshuari në kërkim policor

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:50, në Lipjan.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, siç bëhet e ditur tutje në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij.