Fjalë Kyçe

Vajza 19-vjeçare e nxiti të riun të vinte në banesë, pastaj një grup me maska e sulmuan të riun

Vajza 19-vjeçare e nxiti të riun të vinte në banesë, pastaj një grup me maska e sulmuan të riun

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19 vjeçare nga Gjakova, e cila dyshohet se në bashkëpunim me disa persona i morën para një personi tjetër, duke e mashtruar në rrjetin social “SnapChat”.

Organet e sigurisë kanë bërë të ditur se prangosja e kësaj vajze ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
“Lidhur me rastin pas zhvillimit të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara e cila dyshohet se në bashkëpunim me të dashurin e saj dhe shokun e tyre ia kanë marrë paratë një personi”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline

Më tej, Policia sqaron se janë identifikuar edhe dy te dyshuarit tjerë dhe janë në kërkim. “Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”.

Ndryshe, 19-vjeçarja mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes Snap-it.

Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u dëshpërua keq, aty e rrahën dhe e grabitën.

Biseda me një 19-vjeçare i shkoi mirë një djali nga Gjakova, por jo edhe momenti kur ai arriti në banesën e saj. Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.

29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme. Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro. /Indeksonline