Fjalë Kyçe

Vajza adoleshente bie nga kati i pestë, kjo është gjendja e saj

Vajza adoleshente bie nga kati i pestë, kjo është gjendja e saj

Një vajzë 13 vjeçare nga qyteti i Lipjanit ka rënë nga kati i pestë. Fatmirësisht, ajo ka arritur të shpëtoj por ka marrë disa lëndime trupore.

Ky incident ka ndodhur në rrugën “Isa Olluri”. E mitura pas incidentit ishte në gjendje të flas.

Ajo është dërguar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Nga ky rast të tronditur kanë mbetur banorët e lagjes.