Fjalë Kyçe

Vajza dy vjeçare nuk vendosi maskën, policia zbret nga avioni çiftin në Amerikë

Vajza dy vjeçare nuk vendosi maskën, policia zbret nga avioni çiftin në Amerikë

Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përjashtua nga avioni ku do të udhëtonte pasi vajza e tyre dy vjeçare nuk pranonte të vendoste maskë.

Eliz Orban ndau videon në profilin e saj në Instagram. Në pamje duket një agjent që i kërkon asaj dhe burrit të saj të zbresin nga avioni pasi vajza e tyre dy vjeçe nuk kishte maskë.

Masat anti-covid në Amerikë parashikojnë që çdo fëmijë mbi dy vjeç duhet të vendosë maskë në avion. Çifti do të udhëtonte  nga Kolorado drejt New Jersey të premten e kaluar. Për DailyMail, stafi i “United Airline”(avioni ku do të udhëtonin) u shpreh se çifti nuk u zbrit nga avioni por video e Eliz tregon të kundërtën.