Një nxënëse ruse vdiq në banjo pasi pasi u godit nga rryma pasi i ra telefoni në ujë.
Yulia Vysotskaya, 14-vjeçare, ishte duke e mbushur celularin e saj kur i ra nga duart derisa ishte në banjo në shtëpinë e saj në Cheboksary, përcjell Gazeta Alo.
Prindërit e saj të alarmuar ‘thirrën një ambulancë, por paramedikët vetëm sa konstatuan vdekjen e nxënëses dhe e morën trupin e saj në morg,’ thuhet në raportin që citon burimet mjekësore.
Ky është rasti i tretë i raportuar në periudhën pak më shumë se një vit në gjithë vendin, pavarësisht nga paralajmërimet publike nga ekspertët për rreziqet vdekjeprurëse të përdorimit të telefonave të mençur në banjë. Ata e kanë quajtur këtë rrezik si ‘ruleti rus’.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kampionia e arteve marciale Irina Rybnikova, 15-vjeçare, vdiq menjëherë pas përdorimit të iPhone-t të saj të lidhur me adapter derisa ishte në banjë në shtëpinë e saj në Bratsk të Siberisë./Gazeta Alo/