Shkencëtarët në Seattle të Washintonit, e kanë krijuar vaksinën e parë kundër coronavirusit, ndërsa për të filluar testimet po kërkojnë vullnetarë.
National Library of Medicine raporton se vullnetarët e interesuar që të kontribojnë në këtë projekt, duhet të jenë të moshës nga 18 deri në 55-vjeçar dhe duhet të jenë, në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Kjo vaksinë e prodhuar nga Moderna, nuk është bërë nga ndonjë një virus i mbytur ose i dobësuar dhe nuk do të infektojë askënd me coronavirus, bën të ditur Wall Street Journal.
Gjatë 14 muajve, pjesëmarrësit do të bëjnë 11 vizita në Seattle dhe do të kenë katër biseda telefonike. Ata do të injektohen me këtë vaksinë, nga dy herë për çdo seancë.
Pasi vaksina të jetë testuar, duhet të kalojë më shumë prova me grupe më të mëdha, para se të miratohet për publikun.
Që kur është paraqitur, e deri me sot, coronavirusi i ka vrarë 3,522 njerëz, derisa 103,738 janë të sëmurë, kurse 58,456 janë shëruar.