Fjalë Kyçe

Vaksinimi bëhet i detyrueshëm edhe për nxënësit

Vaksinimi bëhet i detyrueshëm edhe për nxënësit

Distrikti shkollor i Los Anxhelesit, i dyti më i madh në SHBA, pritet të vendosë sot për vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19 të nxënësve të cilët dëshirojnë të ndjekin një shkollë publike.

Ky votim nga zyrtarët e rrethit ka të bëjë me rreth 600 000 të rinj, i pari në një shkallë të tillë në vend.

Ky vendim vjen në një kohë kur numri i infektimeve po rritet në SHBA, veçanërisht nën efektin e variantit Delta dhe në të njëjtën ditë që presidenti Joe Biden paraqet një plan të gjerë për të forcuar përgjigjen amerikane ndaj pandemisë së koronavirusit të ri, ku përfshihet vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit federalë.

Aktualisht, mësuesit dhe punonjësit atje tashmë u kërkohet të vaksinohen kundër COVID-19, raporton ATSh.

Lëvizja e diskutuar pasditen e sotme parashikon që të gjithë fëmijët fizikisht të pranishëm në klasë duhet të kenë marrë dozën e parë të vaksinës deri më 21 nëntor dhe të dytën më së voni deri më 19 dhjetor.

Kjo dispozitë ka marrë mbështetjen e sindikatave të mësuesve dhe shumë prindërve, por po përballet me kundërshtim të ashpër nga një pakicë, që kundërshton vlefshmërinë e vaksinimit, pavarësisht dëshmive shkencore të efektivitetit të saj kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19.