Fjalë Kyçe

Vaksinohen mbi 138 mijë persona

Vaksinohen mbi 138 mijë persona

Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCOVID.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se gjatë së hënën në këtë qendër janë vaksinuar mbi 250 persona, kurse në nivel vendi 3 500 persona.

Ai më tej ka bërë të ditur se që nga marsi kur ka filluar ky proces në tersi vaksinën e kanë marrë 138 mijë persona.

Bardhi u ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë online për vaksinim dhe të presin konfirmimin.

“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3 500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona”.

“Mënyra e aplikimit bëhet në E- Kosova gjë që nuk menaxhohet nga ne dhe mu në momentin kur iu caktohet termini për tu vaksinuar edhe ne e shohim këtu në sistem që e kemi dhe ai e merr vaksinën. Mirëpo personat që vetëm kanë aplikuar dhe iu është caktuar termini normalisht ata e kanë ndjenjën e pakënaqësisë. Shumica e qytetarëve po tentojnë të vijnë vetëm sipas mënyrës së aplikimit dhe kjo neve po na paraqet mbingarkesë”.

“Lus qytetarët pa dallim duhet të aplikojnë në E Kosova dhe nëse i referohemi të sëmurëve kronik duhet të dëshmojnë mbi problemet që kanë dhe kategorinë e tretë e kemi pjesëtarët e FSK, Policinë dhe mësimdhënësit. Vaksina ka situata me të reduktuar është mos caktimi i terminit. Sipas planit të veprimit procesi do të zbatohet gjatë gjithë javës me 13 orë pune”.