Fjalë Kyçe

Vaksinohet 16 vjeçari i parë në Kosovë

Vaksinohet 16 vjeçari i parë në Kosovë

Një 16 vjeçar është vaksinuar kundër COVID-19, në sallën ”1 Tetori”, në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e 16 vjeçarit, Dona Lluka,e cila gjithashtu ka kontribuar në procesin e vaksinimit sa ishte pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin!”

“Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në Sallën “1 Tetori”, u vaksinua edhe djali im, Vleroni.”, shkroi Lluka në Facebook.