Të gjithë mendonin se me ardhjen e verës, Coronavirus nuk do të kishte forcën e mëparshme, megjithatë numri i personave të vdekur vijon e rritet dita ditës.
Në momentin që flasim numërohen më shumë se 650 mijë persona të vdekur. Dimri e moti i ftohtë që pritet të vijë ka ngritur frikën se koronavirusi do të rritet, ndoshta duke çuar në një valë të dytë të sëmundjes që është edhe më e madhe se e para, shkruan BBC.
Sidoqoftë, parashikimi se si do të duket një dimër Covid është kompleks dhe mbretëron pasiguria. Ekziston edhe fusha relativisht e re e shkencës që tregon se një infeksion viral mund të bllokojë një potencial tjetër, me implikime ende të panjohura për koronavirusin.
A do të përhapet koronavirusi më shumë gjatë dimrit?Kjo është një pyetje e madhe pa përgjigje, por shkenca mbështetet kryesisht në ato që dimë për viruset e tjera.
Ekzistojnë katër lloje të tjera të koronavirusit, të cilat shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes.Secili përhapet më lehtë në dimër. Gripi, rinoviruset, të cilat shkaktojnë edhe ftohjen e zakonshme, dhe virusi sinkytial i frymëmarrjes (RSV) kanë sjellje të ngjashme.