Fjalë Kyçe

Valë e re e të nxehtit afrikan në jugperëndim të Evropës

Valë e re e të nxehtit afrikan në jugperëndim të Evropës

Javën e ardhshme pritet të regjistrohet një tjetër valë e të nxehtit afrikan në pjesën jugore të Evropës, sipas meteorologut Edoardo Ferrara të “3bmeteo.com”.

Sipas parashikimeve intensitetin më i lartë i nxehtësisë do të regjistrohet në pjesën qendër jugore të Italisë dhe jugperëndim të Ballkanit, me temperatura që do të kalojnë 34-35 gradë.

Muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, njoftoi dje Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA, duke konfirmuar matje të publikuara nga Bashkimi Evropian para disa ditësh.