Valmir Sulejmani vazhdon të dëshmojë se meriton të luajë në një nivel më të fortë të garave.
Lojtari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, ka shënuar edhe dy gola të tjerë në Ligën e Tretë të Gjermanisë.
23 vjeçari ka arritur të jetë vendimtar në fitoren 4:3 të Mannheim kundër Duisburg, duke realizuar dy herë.
Me këto dy gola, Sulejmani çon në katër numrin e golave në ligë këtë sezon, me vetëm gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Kujtojmë se Sulejmani i shënoi dy herë edhe Eintracht Frankufrtit në Kupën e Gjermanisë.