Valon Behrami deri tani ka luajtur në Zvicër, Itali, Angli dhe Gjermani. Tani ai ka vendosur të ndërrojë ekip.
Futbollisti shqiptar, Valon Behrami ka nënshkruar kontratë me Genoan. Behrami u transferua si futbollis i lirë te kjo skuadër pasi që nga largimi i tij nga FC Sion kishte mbetur pa skuadër.
Mesfushori është rikthyer përsëri në skuadrën e Genoas për të cilën kishte luajtur gjatë viteve 2003-2005, me të cilët kishte bërë 24 paraqitje para se të transferohej te Lazio.
Behrami po ashtu ka luajtur në Zvicër, Itali, Angli dhe Gjermani.