Familja e Isa Sejdiut, 38 vjeç, nga Vushtrria ende nuk po e di se përse iu vra djali. Edhe një vit pas ngjarjes tragjike, institucionet e hetuesisë në vend nuk kanë arritur ta zbulojnë arsyen e vrasjes së Isës.
Ai të martën e katër shtatorit të vitit 2018 u qëllua për vdekje me dy plumba nga kolegu i tij i punës Valon Ibërdemaj brenda ndërtesës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Gazeta Express mëson se i dyshuari për këtë vrasje Valon Ibërdemaj kishte qenë agjent në AKI. Në dy vitet e fundit ka punuar si sigurim në këtë institucion të sigurisë.
I dyshuari për këtë vrasje gjendet në burg. Gjykimi për të do të mbahet më 19 shtator të këtij viti.