Ernesto Valverde në konferencën për shtyp ka folur rreth ndeshjes së sotme ndaj Vallecanos, shkruan GazetaAlo.
”Eshtë gjithmonë e vështirë të fitosh tre pikë në ndeshjet e La Ligas,sidomos kur vjen fundi i sezonit,pasi çdo skuadër lufton për të marrur sa më shumë pikë.
”Pique është në një nivel shumë të mirë dhe ne një moment të bukur në karrierën e tij,ai në këtë sezon ka luajtur shumë ndeshje, mirëpo të mërkurën pushoi.Ne do të shohim se si do të bëhet përberja e formacionit..
”Është e mundur do të bëjë disa ndryshime,por unë do të theksoj se kemi pasur një javë të vështirë dhe tani Rayo,pastaj pas katër ditëve e kemi ndeshjen me Lyonin.
Për situaten e Realit:
”Ne i respektojmë ata,sepse e dimë se situatat mund të ndryshojnë brenda javës.Humbja e PSG,tregon se Liga e Kampionëve është një garë shumë e veëhtirë.
”Mourinho dhe Solari janë trajner të shkëlqyeshëm,ashtu edhe Solari.
”Rakitic do të jete lojtar i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm.
”Umtiti gradualisht po rikthehet dhe shpresojmë se ai do të rikthehet në nivelin e tij më të lartë.
”Ne të gjithë e dinim se Messi do te rikthehej sërish tek kombëtarja e Argjentines.
”Arturo Vidal sa herë qe luan jep 100 % nga vetja.
”Atletico tani është rivali ynë më i afërt për La Ligan,kështu që ne nuk duhet te humbasim asnjë ndeshje, ka deklaruar Valverde.