Fjalë Kyçe

Valverde: Shpresoj të luajmë me Realin para se të përfundojë gjysma e sezonit

Valverde: Shpresoj të luajmë me Realin para se të përfundojë gjysma e sezonit

​Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është i gëzuar me fitoren e djeshme ndaj Eibar.

Barcelona dje mposhti Eibar në “Camp Nou”, me rezultat 3-0, gjë që bëri të bëhen lider të tabelës, transmeton KosovaPress.

Valverde ka thënë se kundërshtarët kanë bërë shumë presion, por në fund është i gëzuar që kanë fituar tri pikë.

“Kanë bërë shumë presion. Duhet të mbroheshim mirë dhe të bëjmë kundërsulm të shpejtë. Të gjithë vuajnë këtu”, deklaroi ai.