Barcelona është e interesuar për qendërmbrojtësin e Toulouse, Jean-Clair Todibo.
Trajneri i “Blaugranave”, Ernesto Valvdere synon që ta forcoj repartin e mbrojtjes për pjesën e dytë të garave.
Tekniku spanjoll ia ka vënë syrin mbrojtësit francez, i cili krahasohet me mbrojtësin e Real Madridit, Varane.
Jean-Clair që tashmë njihet me nofkën “Varane i ri”, duket se është objektiv kryesor i katalonasve.
Ndryshe, 18 vjeçari po monitorohet edhe nga Juventusi, Manchester Unitedi dhe Napoli.