Fjalë Kyçe

Varane mund të largohet nga Real Madridi

Varane mund të largohet nga Real Madridi

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Rapahel Varane po mendon seriozisht largimin nga Real Madrid këtë verë.

L’Equipe bën të ditur se 22 vjeçari mund të largohet nga ‘Santiago Bernaebu gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019, përcjell ‘lajmi.net’.

Varane edhe pse ka një marrëdhënie të fortë me trajnerin Zinedine Zidane, është i zhgënjyer me sezonin aktual te Real Madrid.

Kampioni i botës me Francën dëshiron të provojë një mjedis të ri, që do t’i rriste konkurrencën.

Për shërbimet e Varane është e interesuar skuadra e Manchester United, që është e gatshme të kalojë edhe shumën që Liverpool e ka paguar për Virgil van Dijk.