Fjalë Kyçe

Varianti i ri i COVID-19/ MSH javën tjetër do të marrë masa të reja

Varianti i ri i COVID-19/ MSH javën tjetër do të marrë masa të reja

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, sot në orët e pasditës është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera.

“Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19.”, thuhet në njoftim.

Tutje, komiteti, në mënyrë specifike u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19.