Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të përhapjes së variantit “shumë ngjitës” Omicron” në të gjithë Evropën. Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.
E pyetur nëse e mbështeti qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von der Leyen tha se përhapja e sëmundjes dhe mungesa e vaksinimit në pjesë të BE-së nënkupton se vaksinimi i detyrueshëm duhej të ishte në tryezë si një përgjigje e politikës.