Fjalë Kyçe

Varrezat në Hade të Obiliqit mbulohen nga mbeturinat

Varrezat në Hade të Obiliqit mbulohen nga mbeturinat

Varreza në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit gati sa nuk janë mbuluar prej mbeturinave.

Rrjeta e metalit po e ndal hovin e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina edhe mbi varre.

Pak metra larg varreve të Hades, hapësira është mbushur plot me mbeturina nga persona të papërgjegjshëm, shkruan lajmi.net.

“Kërkojmë nga Drejtoria për Mbrojtje e Mjedisit t’i largoj këto mbeturina, për shkak se kundërmon era shumë e rënd”, thuhet në kërkesën e qytetarëve drejtuar Komunës në platformën ‘ndreqe’.