Në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol, i është dhënë lamtumira e fundit 25 vjeçarit A.M., që mbeti i vdekur pas therjes me thikë mbrëmë pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Në varrimin e të ndjerit po marrin pjesë familjarë, miq e dashamirë të familjes Muja.
Ai nuk mund t’iu mbijetonte plagëve të marra nga mjeti i mprehtë pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B. nga Mitrovica.
Ky i fundit që sipas Policisë ka të kaluar kriminale, bashkë edhe me shokun e tij me iniciale A.Z është në kërkim nga forcat e rendit. /Express/