Fjalë Kyçe

Varroset babai i Kadri Veselit, shumë pjesëmarrës në ceremoni

Varroset babai i Kadri Veselit, shumë pjesëmarrës në ceremoni

Babai i Kadri Veseli, Fazli Veseli, është varrosur në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës.

Në këtë ceremoni varrimi mungon djali i tij Kadri Veseli i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Të pranishëm ishin bashkëshortja dhe djali i tij, si dhe shumë familjarë të tjerë.

Në varrimin e babait të Kadri Veselit kanë marrë pjesë edhe paria e PDK-së, kryetari Memli Krasniqi dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

Fazli Veseli ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare, derisa që një kohë kishte probleme shëndetësore për çka edhe djali i tij, Kadri Veseli, ishte liruar përkohësisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për të vizituar.