Fjalë Kyçe

Varroset i riu nga Drenasi që vdiq aksidentalisht në Gjermani

Varroset i riu nga Drenasi që vdiq aksidentalisht në Gjermani

Në fshatin Llapushnik të Drenasit, është varrosur Hajdin Thaçi, i cili vdiq aksidentalisht në Gjermani në ditën e dytë të punës së tij.

Qindra qytetarë të komunës së Drenasit kanë marrë pjesë në varrimin e të ndjerit Hajdin Thaçi, i cili kishte shkuar në Gjermani për një jetë me të mirë.

I riu nga Llapushniku në ditën e dytë të punës pasi kishte shkuar në Gjermani kishte rënë nga skelet në katin e katërt të një ndërtese në të cilën po punonte.