Fjalë Kyçe

Në vend se të bëhej dhëndër, familja sot varros 22-vjeçarin nga Malisheva

Në vend se të bëhej dhëndër, familja sot varros 22-vjeçarin nga Malisheva

Në Bellanicë të Malishevës sot do të varroset Rilind Hoxha, që u vra dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Arkivoli me trupin e të riut është sjellë sot nga Shkupi.22-vjeçari është vrarë të shtunën në një kazino gjatë një plaçkitjeje të armatosur të kryer nga persona të panjohur.Sipas rrëfimit të shokëve që ishin me të, Rilind Hoxha kishte hyrë bashkë me shokët për të pirë kafe në lokal dhe më pas kishin ardhur disa persona të armatosur, të cilët kishin gjuajtur me armë dhe kishin plaçkitur paratë e kazinosë.

Nga plumbat e shkrepur plagë vdekjeprurëse kishin marrë Rilind Hoxha dhe Bunjamin Nuishi, i angazhuar si sigurim i kazinos.

Rilind Hoxha ishte për pushime në vendlindje dhe dje do të duhej të kthehej në Gjermani.Ceremonia e varrimit është në ora 16:00, në varrezat e fshatit Bellanicë.