Fjalë Kyçe

Varroset veteranja e arsimit në Fushë-Kosovë, Fatmire Limani

Varroset veteranja e arsimit në Fushë-Kosovë, Fatmire Limani

Në varrezat e Fushë Kosovës është varrosur këtë të diel veteranja e arsimit, Fatmire Limani.

Ajo është përshkruar nga kolegët e saj të shkollës “Mihail Grameno” si punëtore e palodhshme.“E ndjera mbi 40 vjet me ditar në dorë, me punën e përkushtimin e palodhshëm të saj, ajo trasoi rrugën drejt sukseseve për shumë gjenerata nxënësish që sot ushtrojnë profesione nga më të ndryshmet”, thuhet në qëndrim të mësimdhënësve ku ajo ka punuar.“Me dëshpërim të thellë për humbjen e saj por me shumë respekt e krenari do ta kujtojmë gjithnjë kolegen tonë të dashur!”.