Fjalë Kyçe

Vasfije Krasniqi nesër dëshmon edhe në Kongresin amerikan për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë

Vasfije Krasniqi nesër dëshmon edhe në Kongresin amerikan për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë

Gruaja, e cila u bë zëri i të përdhunuarve gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman, tani do të tregojë tmerrin që ka përjetuar edhe jashtë Kosovës. Ajo pritet që këtë të martë të dëshmojë në Kongresin amerikan, pas ftesës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Ajo ka thënë se ky takim për të është shumë i rëndësishëm, duke shtuar se është optimiste se ndonjëherë do të arrihet drejtësia për të gjitha krimet e bëra, raporton KTV.

Por ‘Ambasadorja e guximit’ siç njihet ndryshe, pati edhe mesazh për të gjitha viktimat e dhunës seksuale.

Në seancën e Kongresit amerikan, që do të mbahet të martën, të pranishëm pritet të jenë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe Ilir Bytyçi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçit, që u vranë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Vasfije Krasniqi-Godman para pak ditëve në Kosovë ka promovuar shoqatën “Drejtësi për të gjithë”, me anë të së cilës, siç ka thënë ajo, tenton të arrijë drejtësi jo vetëm për vete, por për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.