Edhe mesditën e sotme po vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kosovë – Serbi.
Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalur nga Kosova po pritet deri 4 orë, ndërsa kolona e automjeteve është mbi 1 kilometër.
Po ashtu në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin pritjet janë rreth 2 orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 200 metra, raporton lajmi.net.
Edhe në fotografit e siguruara nga lajmi.net, shihen kolona të gjata në Merdarë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpijnë te pikat kufitare janë të kalueshme.