Fjalë Kyçe

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në Durrës

Vazhdojnë lëkundjet e tokës në Durrës

Kanë vazhduar përgjatë mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje normale në Durrës, pas tërmetit të fuqishëm të pak ditëve më parë.

Më shumë sesa të ndjera nga vetë banorët, dridhjet janë regjistruar nga agjencitë që monitorojnë veprimtarinë sizmike në vend.

Më të forta se pjesa tjetër,  lëkundjet ishin në orën 03:24, 04:06 dhe 04:24.

Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në orën 04:29 është regjistruar edhe një tërmet në Ballsh me magnitudë 2.7./tch.